Biseda e tensionuar mes Piques dhe gjyqtarit në tunel

  • 24 September 2018 - 17:22
Biseda e tensionuar mes Piques dhe gjyqtarit në tunel

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ishte ankuar gjyqtarit të ndeshjes, Gil Manzanos, për vendimin e tij për ta ndëshkuar Clement Lengletin me karton të kuq në ndeshjen kundër Gironas.

Barcelona dje i humbi pikët e para të këtij sezoni të La Ligës, pasi që barazoi me rezultat 2-2 ndeshjen kundër Gironas në Camp Nou. Barcelona kishte qenë duke e fituar ndeshjes, mirëpo pasi Lengleti u ndëshkua me karton të kuq, Girona arriti ta përmbysë rezultatin në 2-1. Por, në fund, Pique ia siguroi një pikë klubit të tij duke shënuar golin e barazimit. 

Mbrojtësi i Barcelonës, Pique, u takua me gjyqtarin Manzano dhe e kritikoi atë për vendimin për ta ndëshkuar Lengletin me karton të kuq. Pique mendonte se vendimi nuk ishte i drejtë.

Pique protestoi ndaj gjyqtarit duke i thënë: “Vërtet mendoni se ishte e qëllimshme?”

Gil Manzano iu përgjigj qendërmbrojtësit duke i thënë: “Më dëgjo, ai e përdori bërrylin dhe ai e di këtë. Bërryli i tij nuk ishte aty, por ai e vendosi aty”.

Por, Pique nuk ishte i lumtur më përgjigjen e gjyqtarit. Ai iu përgjigj duke i thënë: “Sinqerisht... historia flet vet”.

Pique i ishte referuar faktit që Gil Manzano i ka ndëshkuar katër lojtarë të Barcelonës me kartonë të kuq gjatë tre sezoneve të fundit: Dani Alvesin në vitin 2015, Neymarin në vitin 2017 dhe Luis Suarezin në vitin 2017.

 

(Kosova Sot)