Suspendohet trajneri i Interit Luciano Spalletti

  • 24 September 2018 - 18:09
Suspendohet trajneri i Interit Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është suspenduar me një ndeshje pas kartonit të kuq në fund të takimit që Interi e fitoi në mënyrë dramatike ndaj Sampdorias të shtunën në udhëtim në Serie A.

Si pasojë, Spalletti nuk do të jetë në stolin e Interit për ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Fiorentinës në Serie A.

Spalletti u dërgua në tribuna pas golit të fitores në minutën e 94-të kundër Sampdorias, dhe sipas gjyqtarit kryesor, ai ka treguar qasje kontroverse ndaj gjyqtarit të katërt.

Megjithatë, pamjet e përsëritura tregojnë se Spalletti më shumë ishte i interesuar të festojë në drejtim të kamerës sesa gjyqtarit të katërt.

 

(Kosova Sot)