E konfirmon FFK: Lirim Kastrati ftohet në Kosova A

  • 24 September 2018 - 23:49
E konfirmon FFK: Lirim Kastrati ftohet në Kosova A

Lojtari i talentuar i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati do të ftohet nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe që do të zhvillohen në tetor

Talenti i Lokomotivës, ende nuk kishte zgjedhur për Kombëtaren e tij pasi që ai kishte mundësi të zgjidhte edhe Kombëtaren e Shqipërisë por edhe atë të Kroacisë, madje kjo e fundit para disa viteve kishte thënë se do ta ftonte atë për Kroacinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Shala, përgjegjës për media në FFK dhe drejtor për licencim, i cili ka thënë se ai do të luaj për Kosovën.

Sipas tij, ai vet e ka konfirmuar për media se do të luaj për Kosovën dhe ka mohuar zërat se do të luaj për Kroacinë, ashtu sikurse ishte publikuar një lajm në media.

Megjithatë, Kastrati ishte paraqitur me Kosovën në ndeshjen e fundit të saj kundër Irlandës U21, madje kishte asistuar në golin e parë të saj.

Po ashtu ai ishte lojtari më i mirë i Kosovës për U21.

Kastrati luan si sulmues krahu dhe ka pasur një paraqitje të mirë edhe në Ligën e parë kroate.

Ai është i rritur nga akademia e ekip kroat.

Lirim Kastrati ka lindur në Hogosht të Kamenicës dhe deri me tani 19 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje me NK Lokomotivën e Zagrebit.

 

 

(Kosova Sot)