Sytë drejt Olimpiadës së Tokios

  • 25 September 2018 - 08:38
Sytë drejt Olimpiadës së Tokios
Majlinda Kelmendi pritet të kthehet muajin e ardhshëm  

Distria Krasniqi, Akil dhe Nora Gjakova nuk arritën medalje në Botërorin e xhudos që po mbahet në Baku, megjithatë, fituan pikë olimpikë, që u ndihmojnë për të fituar normën olimpike. Loriana Kuka garon sot, derisa Majlinda Kelmendi pritet të kthehet në gara, muajin e ardhshëm kanadezja, Chistra Deguchi, ndërsa në repesazh u mposht nga koreania, Yeujeong Kwong. Në përgjithësi, Nora shënoi dy fitore ndaj: Iraoui (Maroko) dhe Gnetto (Francë). Vëllai i Norës, Akili, në një konkurrencë tejet të fortë prej 82 garuesve, hyri në 16 më të mirët në kategorinë -73 kilogramë, gjë që vlerësohet sukses. Akil Gjakova mposhti Mendes dhe Ungvarin, për t'u ndalur në 1/8 e finales nga Smagulov i Kazakistanit. Akili fitoi 320 pikë olimpike. Të enjten Distria Krasniqi u ndal në luftën e dytë nga Daria Bilodid e Ukrainës, e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kilogramë. Të martën garon Loriana Kuka në kategorinë -78 kg

E shtata në botë Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, vlerëson pikët olimpike që fituan garuesit e tij në Kampionatin Botëror në xhudo, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. "Nora Gjakova shënoi tri fitore deri në çerekfinale në mesin e të cilave fitorja kundër francezes Gneto ishte me e vlefshmja, në çerekfinale humbi nga japonezja, mandej edhe nga Koreanja Kwon, rezultat solid i Norës marr parasysh që ajo si pasoj e një dëmtimi nuk ishte në stërvitje në muajin e fundit dhe kjo për mua është sukses për kampionen evropiane të këtij viti. Nora Gjakova e shtata në Botëror, fiton 520 pikë olimpike!", është shprehur trajneri Driton Kuka. Kështu rrugëtimi i xhudistëve kosovarë drejt Lojërat Olimpike "Tokio 2020", po vazhdon, derisa në këtë garë fatkeqësisht si garuese nuk mori pjesë Majlinda Kelmendi, e cila është kampione evropiane, botërore dhe olimpike. Kelmendi fitoi medaljen e artë në Olimpiadën "Rio 2016", që ishte e para për Kosovën në pjesëmarrjen e parë. Majlinda dhe Nora ishin ishte garueset e vetme nga Kosova që në Lojërat Olimpike të kaluara fituan normën olimpike, derisa gjashtë garuesit tjerë shkuan me ftesa. 

(Kosova Sot)