Modric e bën Bobanin të qajë me fjalët emocionuese: Ai ishte idhulli im dhe frymëzimi im

  • 25 September 2018 - 09:33
Modric e bën Bobanin të qajë me fjalët emocionuese: Ai ishte idhulli im dhe frymëzimi im

Luka Modric e ka falënderuar idhullin e tij të fëmijërisë, Zvonimir Bobanin, pasi e fitoi çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA-s për sezonin 2017/2018, pas një edicioni të madh si me Real Madridin po ashtu edhe me Kroacinë.

Nuk është çmimi i parë individual që ai e fiton, pasi në mbrëmjen e mbajtur edhe nga UEFA, triumfoi ai.

“Është një nder dhe ndjenjë e madhe për të qenë këtu me këtë trofe [çmimin e më të mirit]”, tha fillimisht Modric.

“Gjëja e parë që unë dua të them është urime për [Mohamed] Salahun dhe Cristiano [Ronaldon] për edicionin e tyre’.

“Unë jam i sigurt se në të ardhmen, edhe [Salah dhe Ronaldo] do të keni një shans tjetër [për të fituar këtë çmim]”.

“Ky trofe nuk është vetëm imi, por për të gjithë shokët e ekipit tim nga Real Madridi dhe ata te kombëtarja e Kroacisë, trajnerët e mi dhe familjen time”.

“Unë do të doja të falënderoj ata që votuan për mua”.

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj idhullin tim, kapitenin e ekipit të Kroacisë në vitin 1998 dhe frymëzimin tim të madh, Zvonimir Bobanin, i cili na dha frymëzimin që ne të bëjmë gjëra të mëdha në Rusi”, deklaroi Modric.

Ai në fund e falënderoi edhe klubin e tij Real Madridin dhe fansat e klubit. 

(Kosova Sot)