Ja për kë votuan Messi dhe Ronaldo

  • 25 September 2018 - 09:46
Ja për kë votuan Messi dhe Ronaldo

Pasi mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modrici, u zgjodh lojtari më i mirë i vitit, FIFA i publikoi votat e yjeve të futbollit, ndër të cilët ishin edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Çmimi vendoset nga një grumbull i votave, të cilat vijnë nga kapitenët e Kombëtareve, trajnerët e tyre, si dhe gazetarë të caktuar nga secili shtet.

Edhe pse nuk ishte vet njëri nga lojtarët të përfshirë në top treshe për këtë çmim, Messi e votoi rivalin e tij Ronaldon për vendin e tretë, Kylian Mbappe në vendin e dytë, ndërsa Modricin për vendin e parë.

Ndërsa, Ronaldo nuk e votoi fare Messin. Në vend të parë ai e radhiti ish-bashkëlojtarin e tij, Raphael Varane, Modricin në vendin e dytë, ndërsa Antoine Griezmannin në vendin e tretë.

Modrici e fitoi këtë çmim me 29.05 për qind të votave, Ronaldo ishte i dyti me 19.08 për qind, ndërsa pas tij radhitej sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, me 11.23 për qind të votave.

Çdo votues duhet t’i zgjidhte tre lojtarë: një për vendin e parë, i cili i merrte pesë pikë, një për vendin e dytë, i cili i merrte tre pikë, dhe një për vendin e tretë, i cili do të shpërblehej me vetëm një pikë.

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, që u mbajt dje në Londër në orën 20:30, FIFA i publikoi votat e të gjithëve dhe aty kishte shumë surpriza

(Kosova Sot)