Leonardo e paralajmëron Gattuson

  • 25 September 2018 - 11:06
Leonardo e paralajmëron Gattuson

Gennaro Gattuso nuk është në rrezik të shkarkimit të pashmangshëm, por Leonardo e ka paralajmëruar atë se skuadra duhet të japë sinjale të reagimit pozitiv në ditët e ardhshme.

Kuqezinjtë e kanë nisur dobët sezonin e ri, dhe pas barazimit me Atalantan në fundjavë renditen në vendin e 12 në Serie A, por me një lojë më shumë për ta zhvilluar.

Sipas numrit të sotëm të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, drejtori teknik i Milanit Leonardo e ka bërë të qartë se skuadra duhet të reagojë në ditët e ardhshme, edhe pse vendi i punës së Gattusos nuk është në rrezik momentalisht.    

Milan në tre takimet e radhës do të përballet me Empolin dhe Sassuolon në udhëtim, e pastaj me Chievon në shtëpi.

Pas këtyre ndeshjeve, Milan duhet të përgatitet për derbin me rivalin e qytetit, Interin. 

(Kosova Sot)