Allegri tregon nëse Ronaldo dhe Dybala do të luajnë nesër ndaj Bolognës

  • 25 September 2018 - 13:50
Allegri tregon nëse Ronaldo dhe Dybala do të luajnë nesër ndaj Bolognës

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar sot në një konferencë për media se Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala do të luajnë kundër Bolognës nesër në Serie A.

Bardhezinjtë kanë orar të ngjeshur, pasi pas Bolognës do të ndeshet me Napolin të shtunën dhe pastaj me Young Boys në Ligën e Kampionëve.

Në sezonet e fundit me Real Madridin, Ronaldo është pushuar në fillim të sezonit për të qenë në gjendje të ideale për fazat e mëvonshme në garën evropiane, megjithatë ai do të luajë nesër.

“Ai nuk do luajë kundër Young Boys të martën”, tha Allegri, pasi Ronaldo është i suspenduar shkaku i kartonit të kuq ndaj Valencias.

“Jemi në fillim të sezonit, ai është në gjendje fizike dhe duhet të vazhdojë të luajë dhe të shënojë, prandaj luan nesër”, shtoi ia.

“Dybala? Po, edhe ai do të luajë. Ai pati lojë të mirë ndaj Frosinones. Ka nevojë të luajë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)