Ish-ylli i Serisë A: Ronaldo ma vodhi festimin

  • 25 September 2018 - 13:56
Ish-ylli i Serisë A: Ronaldo ma vodhi festimin

Ish-mesfushori i Parmës, Lazios dhe Palermos, Mark Bresciano, ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, feston golat ngjashëm apo në stilin e festimit të tij.

Përfaqësuesi australian njihej për festimin e tij me duar të përkulura dhe gjoks të nxjerrë përpara pas shënimit të golave, dhe Ronaldo ka stil të ngjashëm të festimit, vetëm se ai bën një kërcim dh rrokullisje në ajër fillimisht.

“Kurrë nuk kisha menduar për këtë, por e vërtetë është se [festimet] janë të ngjashme”, tha Bresciano për SBS.

Mark Bresciano duke festuar në fanellën e Australisë

“Ama do të thosha se deri këtu shkon krahasimi”, shtoi ai.

38-vjeçari e ka kaluar shumicën e karrierës në Serie A, por pas pensionimit në vitin 2015, ka nisur një karrierë tejet të pazakontë.

“Nuk më mungon futbolli, më mungon topi. Tani investoj në patundshmëri, dhe merrem me kultivimin e marijuanës për qëllime mjekësore”,  shtoi ai. 

(Kosova Sot)