Trajneri i Interit Spalletti e fiton apelin

  • 25 September 2018 - 15:01
Trajneri i Interit Spalletti e fiton apelin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka fituar apelin kundër pezullimit me një ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq në fund të ndeshjes mes Sampdorias dhe skuadrës së tij në fundjavë.

Spalletti u përjashtua direkt me kartonin e kuq pas festimit të tepruar në fitoren minimale të Interit në udhëtim ndaj Sampdorias dhe si pasojë u pezullua me një ndeshje mos lojë.

Por, pas apelit, atij i është hequr ndëshkimi dhe kështu do të jetë në stolin e zikaltërve për ndeshjen e sotme kundër Fiorentinës në “San Siro”.

Interi u ankua menjëherë pas dënimit dhe sot u konfirmuar se ankesa e klubit është pranuar.

Spalletti, në vend të pezullimit është gjobitur me 5.000 euro, por do të jetë i lirë të ulet në stol sonte.


(Kosova Sot)