Ish-ylli i Manchester Unitedit rrezikon një vit pezullim

  • 25 September 2018 - 16:16
Ish-ylli i Manchester Unitedit rrezikon një vit pezullim

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Giuseppe Rossi, rrezikon të pezullohet për një vit, pasi ka rezultuar pozitiv në testet e dopingut pas ndeshjes mes Beneventos dhe Genoas sezonin e kaluar.

Sulmuesi italian momentalisht është pa klub pasi u largua nga Grifone, për të cilën luajti nëntë ndeshje dhe shënoi një gol.

Rossi doli pozitiv në testet e dopingut për dorzolamyde.

Ai është marrë në pyetje dy herë, sipas Gazetta dello Sport, dhe e ka mohuar se ka përdorur pika për sy apo doping.

Por, agjencia italiane anti-doping, Nado Italia, ka kërkuar që ai të pezullohet për një vit.

Momentalisht Rossi nuk është i pezulluar, dhe do të përballet me gjykatën më 1 tetor. 

 

 

(Kosova Sot)