Kontradiktat e çuditshme në votat për Salah dhe De Geas

  • 25 September 2018 - 17:28
Kontradiktat e çuditshme në votat për Salah dhe De Geas

Portieri i United ishte në skuadrën e FIFPro Xi pavarësisht se nuk ishte finalist për më të mirin. E kundëta ndodhi me yllin egjiptian të Liverpoolit

Votimi në kategori të ndryshme të FIFA’s gjatë golash “The Best”, ka rezultuar me disa vendime kontradiktore, siç janë rastet e Mohamed Salah dhe David de Gea.

Sezoni më i mirë i Salah

Ylli egjiptian i Liverpoolit ishte në mesin e tre finalistëve për lojtarin ëm të mirë të FIFA’së, por edhe pse më i miri ai nuk ishte në formacionin më të mirë në botë, FIFPro XI. Në të njëjtën kohë, rasti i De Geas ka rasti i De Geas është një paradoks, i cili është njëri prej portierëve që ka vuajtur në përgjithësi në sezonin e kaluar. Nga tre të nominuarit për portierin më të mirë të vitit 2018 dhe pesë kandidatët për portierin më të mirë të FIFPro World XI, vetëm një emër përputhet – Thibaut Courtois. Portieri bel i Real Madridit mori çmimin si portieri më i mirë, por nuk ishte në formacionin më të mirë. Megjithatë, De Gea ishte – pavarësisht se nuk ishte finalist për çmimin kryesor.

Vazhdimësia e De Geas në United

Këto kontradikta mund të shpjegohen pjesërisht më mënyrën se si janë organizuar votat. Ishin trajnerët dhe kapitenët e Kombëtarëve që janë anëtare të FIFA’s e të cilat kanë votuar për çmimin lojtari “më i mirë”, e po ashtu edhe një përfaqësues i mediave nga çdo shtet: rezultati i këtyre votave është përzier më 25 për qind të votës së përgjithshme popullore nga ueb-faqja e FIFA’së. Kjo shpjegon se si prezenca e Mohamed Salah ishte në treshen e parë si lojtari më i mirë.

Çmimi për portierin më të mirë është përbërë nga një panel ekspetësh, kryesisht ish portier si: Alessandro Altobelli (Italy), Vitor Baía (Portugal), Gordon Banks (England), Jorge Campos (Mexico), Rinat Dasaev (Russia), Diego Forlán (Uruguay), René Higuita (Colombia), Peter Schmeichel (Denmark) dhe Mark Schwarzer (Australia). Ky panel ka zgjedhur finalistë -  Courtois, Hugo Lloris dhe Kasper Schmeichel për çmimin e më të mirit. Për koincidencë, portieri i Leicester City është djali i njërit prej anëtarëve të panelit.

Në të njëjtën kohë, FIFPro World Xi është bazuar në rezultatet e votave nga 25 000 profesionist të futbollit në tërë vendin. Ardhja e këtyre rezultateve ka bërë që Salah mos të jetë në formacionin më të mirë të Botës përderisa pesë kandidatët për portier janë përbërë edhe nga Buffon, Courtois, De Gea, Keylor Navas dhe Ter Stegen. 

 

 

(Kosova Sot)