Modric:Nëse e mbaj këtë formë, do të ishte e jashtëzakonshme

  • 25 September 2018 - 18:30
Modric:Nëse e mbaj këtë formë, do të ishte e jashtëzakonshme

Pasi që ka marrë çmimin për lojtarin më të mirë në botë nga FIFA, Luka Modric ka dhënë një sërë intervistash ku shpreh kënaqësinë për këtë çmim

Mesfushori kroat ka folur për arritjet e tij sezonin e kaluar më Real Madridin.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam krenar që jam nderuar këtu. Ishte një natë speciale dhe një moment special në karrierën time”, tha ai për faqen zyrtare të FIFA’së.

“Është shumë e rëndësishme. Nuk ka pasur çmim më të madh që është zgjedhur nga kaq shumë njerëz. Dua ti falënderojë të gjithë ata që me mbështeten në këtë kohë”.

Ylli i Real Madridit mandej ka reflektuar në atë çfarë ka arritur me klubin dhe vendin e tij.

“ishte fantastike, një nga gjërat më të mira në karrierën time, një gjë që vlerëson nivelin tim kolektiv dhe individual”, vazhdoi ai.

Në fund Modric ka pranuar se tani ai ka provuar shijen e suksesit individual, dëshiron që të vazhdojë të përmirësohet që të jetë i sigurt se të merr edhe një të tillë.

“Nuk do të jetë lehtë. Siç thashë më parë, gjithmonë dua të përmirësohen në çdo mënyrë, por nëse e mbaj këtë formë, do të jetë e jashtëzakonshme”, ka shpjeguar ai. 

 

(Kosova Sot)