Diçka nuk është në rregull me Lucas Vazquez

  • 25 September 2018 - 21:10
Diçka nuk është në rregull me Lucas Vazquez

Shumë e rrallë ndodh që një aktor dytësor të luaj një rol të tillë kryesor, por në këtë rast Lucas Vazquez, një nga lojtarët më lojal të ish trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane ka luajtur këtë rol të vështirë qëkurse Julen Lopetegui arriti në Santiago Bernabeu

Spanjolli ka qenë një figurë e rëndësishme kohëve të fundit për Los Blancos, po ashtu edhe lider i platformës famoze B, megjithatë, diçka është duke ndodhur me Lucas.

Anësori i djathtë nuk është duke u ftuar në ndeshjet e skuadrës ditën e ndeshjes ku është duke ju dhënë pushim për të mos qenë i lidhur gjithmonë me skuadrën.

Si shtesë, minutat e tij në fushë janë reduktuar shumë, derisa trajneri ende nuk ka besim në spanjoll.

Duket se Lucas është më i lënduari që nga largimi i Zidane.

Ai është i vetmi lojtar i Real Madridit që ka dështuar të startojë një ndeshje këtë sezon, ku mezi ka luajtur 100 minuta në shtatë ndeshje të skuadrës së këtij sezoni.

Kundër Espanyolit, ai luajti 27 minuta por asgjë pozitive nuk pati në këtë paraqitje.

Zidane e ka nxjerr më të mirën nga Vazquez dhe Lopetegui që po ashtu ka llogaritur në lojtarin gjatë kohës së tij në Kombëtaren e Spanjës.

Në fakt, ai i ka dhënë Lucasit një pas të artë në Botëror, megjithatë, tani duket se gjërat kanë ndryshuar në Madrid, derisa Los Blancos e ka humbur vendin e tij në skuadër, që tani i takon Dani Ceballos.

Po ashtu është e vërtetë që Gareth Bale-Marco Asensio-Karim Benzema janë të paprekur nga trajneri në ekipin e parë.

Pavarësisht garës në skuadër, 27 vjeçari po ashtu ndihet i kërcenuar nga ylli brazilian, Vinicius Junior, ylli i ardhshëm i klubit spanjoll.

I riu e ka komplikuar situatën e tij, derisa Madrid nuk dëshiron që tinejxheri të vazhdon të luaj më Castilla, që do të thotë se ata e dëshirojnë atë në skuadrën e parë, duke lënë në hava të ardhmen në Vazquez.

 

(Kosova Sot)