Interi vazhdon me fitore, fiton kundër Fiorentinës

  • 25 September 2018 - 23:20
Interi vazhdon me fitore, fiton kundër Fiorentinës

Interi e ka shënuar fitoren e tretë më radhë, kësaj radhe prapë në Serie A kundër Fiorentinës duke vazhduar kështu formën e mirë të tyre

Interi e ka përmbysur Fiorentinën duke fituar më rezultat 2-1 sonte në San Siro.

Interi që nga fillimi e kishte marrë këtë sfidë seriozisht dhe sulmoi vazhdimisht portën e mysafirëve.

Por, pavarësisht mundësive të shumta të shënimit, goli erdhi nga penalltia në minutën eë 45’të.

Kjo penallti u akordua me anë të VAR ku shihet që mbrojtësi i Fiorentinës e kishte prekur topin më dorë.

Pjesa e dytë nis më keq për Interin, pasi që Fiorentina barazon rezultatin në minutën e 53’të.

Chiesa shënoi për ta barazuar rezultatin por goli i kthjelli skuadrën vendase.

Pas një presioni D’Ambrosio kthen epërsinë në minutën e 77’të.

Me këtë fitore, Inter është në pozitën e pestë më 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

 

(Kosova Sot)