Calhanoglu në Premierligë

  • 01 September 2015 - 12:13
Calhanoglu në Premierligë

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu mund të transferohet sot në Manchester United.

Manchester United është i gatshëm të paguajë 36 milionë euro për transferimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu, ka bërë të ditur “Beyaz TV”.

“Red Devils” kanë identifikuar yllin turk si përforcimin e duhur për të kompletuar ekipin e menaxherit, Louis van Gaal.

Calhanoglu konsiderohet si një prej ekzekutuesve më të rrezikshëm të goditjeve të lira, dhe së fundmi kërkohej edhe nga Juventus.