Muzeu Cristiano Ronaldo e thumbon Modricin: Këta trofe s’mund të vidhen, ekziston një alarm

  • 26 September 2018 - 09:11
Muzeu Cristiano Ronaldo e thumbon Modricin: Këta trofe s’mund të vidhen, ekziston një alarm

Pak pasi Luka Modric u shpall lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s, muzeu Cristiano Ronaldo reagoi në rrjetet sociale duke e postuar një mesazh thumbues për ish-bashkëlojtarit e sulmuesit portugez.

I postuar pranë një fotografie të muzeut, mesazhi thekson: “Këto trofe nuk mund të vidhen, ka alarm këtu”.

As Ronaldo e as Lionel Messi nuk morën pjesën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të hënën mbrëma në Londër.

Në veçanti, tifozët e sulmuesit të Juventusit ndiejnë se Ronaldo e ka merituar këtë çmim, pasi argumenti i tyre është se ai e ka ndihmuar Real Madridin ta fitojë për herë të tretë më radhë Ligën e Kampionëve, e jo Luka Modric.

Ndërsa agjenti i Ronaldos, Jorde Mendes, e ka thënë troç: “kjo është thjesht qesharake”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Estes troféus ninguém rouba ???? tem alarme

A post shared by Museu CR7 (@museucr7funchal) on

 
(Kosova Sot)