Mourinho: E dija e ishim në telashe kur i erdhi radha Jonesit për ta gjuajtur penalltinë

  • 26 September 2018 - 09:42
Mourinho: E dija e ishim në telashe kur i erdhi radha Jonesit për ta gjuajtur penalltinë

Jose Mourinho ka thënë se e kishte ndier se Manchester Unitedi ishte në telashe në momentin që Phil Jonesit i erdhi radha për ta gjuajtur penalltinë në humbjen e “Djajve të kuq” 8-7 në penallti ndaj Derby Country në Carabao Cup të martën.

Unitedi ishte përsëri skuadër zhgënjyese pasi mezi e siguroi një barazim 2-2 në sekondat e fundit të kohës shtesë të takimit, kur Maroune Fellainin shënoi me kokë.

Skuadra e Mourinhos luajti me një lojtar më pak mbi 20 minuta pasi portieri Sergio Romero u përjashtua direkt me kartonin e kuq.

Unitedi udhëhoqi i pari me golin e hershëm të Juan Matas. Por, një super gol nga i huazuari prej Liverpoolit, Harri Ëilson, nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër nga Jack Marriott i dhanë Derbyt epërsinë e merituar.

Megjithatë, Fellaini e barazoi rezultatin në sekondat e fundit duke e çuar ndeshjen në penallti.

Penalltitë ishin më e pakta që Derby e meritoi dhe 15 të parat ishin të sakta, para se portieri Scott Carson t’ia mbronte penalltinë Jonesit.

E Mourinho ka thënë se e kishte ndier se qendërmbrojtësi do ta humbiste atë.

“Kur vjen puna të penalltitë, dikush duhet ta humbasë. Kur e pashë që penalltitë po zgjasnin edhe pas ekzekutuesve të gjashtë, shtatë, e dija se do të ishim në telashe me Jones dhe Eric. E dija se do të ishim në telashe”, tha Mourinho.


(Kosova Sot)