Goli i çmendur që lojtari i Liverpoolit ia shënoi Manchester Unitedit mbrëmë

  • 26 September 2018 - 10:19
Goli i çmendur që lojtari i Liverpoolit ia shënoi Manchester Unitedit mbrëmë

Harry Wilson, lojtari i Liverpoolit i huazuar te skuadra e Frank Lampardit, Derby County, e shënoi një gol mbresëlënës nga goditja e dënimit mbrëmë ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Derby e eliminoi Unitedin nga Carabao Cup me penallti duke i tronditur të gjithë pas një drame në “Teatrin e Ëndrrave”.

Por, para se ndeshja te përfundonte në penallti, Wilson bëri një gol që i hidhëroi dyfish tifozët e Unitedit, pasi që përveç që ishte gol i jashtëzakonshëm ndaj skuadrës së tyre, erdhi nga një lojtar i Liverpoolit.

Ndërkohë, tifozët e Liverpoolit janë mburrur për golin e tij në rrjetet sociale, ndërsa kanë festuar duke e tallur Unitedin.

Për më shumë shikojeni golin në vazhdim.

 

(Kosova Sot)