Kupa e Botës Katar 2022: Punëtorët pa paga tash e disa muaj

  • 26 September 2018 - 10:38
Kupa e Botës Katar 2022: Punëtorët pa paga tash e disa muaj

Dhjetëra emigrantë kanë qenë duke punuar në qytetin ku do të mbahet finalja e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar, dhe Amnesty International ka publikuar një raport ku shkruan se puna e tyre ka mbetur e papaguar.

Një hulumtim i cili është bërë nga kjo organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka zbuluar se një kontraktues në Lusail nuk i ka paguar emigrantët që kanë qenë duke punuar aty për shkak të disa problemeve financiare.

Katari ishte i suksesshëm në ofertën që ia kishte bërë FIFA-s për ta organizuar turneun e Kupës së Botës në vitin 2022. Oferta e tyre i kishte mposhtur ofertat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

“Kontraktuesi Mercury MENA është në borxh prej mijëra dollarëve ndaj punëtorëve për shkak se ende nuk i ka paguar për punën e tyre, duke i lënë kështu ata të pastrehë dhe pa para”, shkruan Amnesty International.

FIFA i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Amnesty International, duke thënë se ky problem nuk është i lidhur drejtpërdrejtë me turneun e Kupës së Botës.

Grupi thuhet se përbëhet nga 78 punëtore nga Nepali, India dhe Filipinet.

 

(Kosova Sot)