Paul Pogba poston video duke qeshur, ndërkohë që Man United eliminohet nga kupa

  • 26 September 2018 - 11:51
Paul Pogba poston video duke qeshur, ndërkohë që Man United eliminohet nga kupa

Paul Pogba e ka postuar një video në Instagram duke qeshur në “Old Trafford”, ndërsa skuadra e tij Manchester Unitedi u eliminua nga Derby County në Carabao Cup.

E qeshura e Pogbas, i cili nuk ishte thirrur për këtë ndeshja dhe të cilit Jose Mourinho ka vendosur t’ia heqë të drejtën e të qenit kapiteni i dytë i skuadrës, nuk u ka pëlqyer adhuruesve të Unitedit.

Unitedi u eliminua nga kupa e ligës në penallti, pasi loja e rregullt kishte mbaruar pa fitues 2-2.

 

 

(Kosova Sot)