Abramovich mendon shitjen e Chelseat, por refuzohet oferta prej 2.3 miliardë euro

  • 26 September 2018 - 12:39
Abramovich mendon shitjen e Chelseat, por refuzohet oferta prej 2.3 miliardë euro

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich është i gatshëm ta shesë klubin, por ende nuk është ofruar shuma e pretenduar.

Bloomberg shkruan se Abramovic ka analizuar mundësinë e shitjes së Chelseat për disa muaj me radhë, ndërsa dhe çmimi i klubit të Ligës Premier tani është bërë i ditur.

Abramovic tashmë ka refuzuar një ofertë prej 2.3 miliardësh funte, ndërsa pret ofertë deri në tre miliardë.

Refuzimi i ofertës ka bërë bujë, pasi që do të ishte një shitje rekorde për një klub sportiv.

Abramovich preferon të presë deri në fillim të vitit të ri për ta shitur klubin dhe për këtë është këshilluar nga Raine Group LLC, kompania e Nju Jorkut që ndihmon në menaxhimin e shitjes .

Bloomberg po ashtu shkruan se përfaqësuesit e Abramovich nuk pranuan të komentojnë, duke thënë se të gjitha komunikimet kalojnë nëpërmjet avokatëve të Abamovich, të cilët gjithashtu nuk kanë pranuan të komentojnë.

Abramovic e bleu Chelsean në vitin 2003 për 140 milionë funte.

Rusi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes kur iu refuzoi jetesa në Zvicër, ku sipas autoritete, ai dyshohet për shpëlarje parash dhe krim të  organizuar. 


(Kosova Sot)