Rriten shpenzimet e Man Unitedit për paga, vetëm Barcelona shpenzon më shumë

  • 26 September 2018 - 12:50
Rriten shpenzimet e Man Unitedit për paga, vetëm Barcelona shpenzon më shumë

Shpenzimet e Manchester Unitedit për pagat e lojtarëve dhe stafit të klubit janë rritur gati në 340 milionë euro për shkak të rritjes së pagave për Ligën e Kampionëve, si dhe për shkak të rrogës së Alexis Sanchezit.

Manchester Unitedi bëri të ditur dje se e ka thyer rekordin për të hyra vjetore gjatë 12 muajve të fundit me rritje prej 12.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Kjo rritje e madhe në të hyra vjetore ka bërë që të rriten edhe pagat e lojtarëve dhe pjesës tjetër të stafit, sidomos sa i përket ndeshjeve dhe përgatitje për Ligën e Kampionëve. Kjo ka bërë që “Djajtë e kuq” të shpenzojnë më së shumti në Evropë pas Barcelonës, të cilët shpenzojnë rreth 375 milionë euro.

Edhe pse Unitedi i larguan nga lista e pagës Zlatan Ibrahimovicin, Wayne Rooneyn, Henrikh Mkhitaryanin dhe Adnan Januzaj, ata nuk arritën t’i zvogëlojnë shpenzimet gjatë vitit të fundit, për shkak të transferimit të lojtarëve si Romelu Lukaku, Nemanja Matic, Alexis Sanchezit dhe Victor Lindelofit.

Tani, 50.2 për qind e fitimeve të klubit shkojnë për paga, që është përqindje mjaft e mirë në krahasim me klubet e tjera. Megjithatë, ngritja është e vërejtshme kur krahasohet me 45.3 për qindëshin e sezonit 2016/17

 

(Kosova Sot)