Përshëndetje tejet jomiqësore mes Mourinhos dhe Pogbas, shikojeni reagimin e çuditshëm të francezit

  • 26 September 2018 - 14:16
Përshëndetje tejet jomiqësore mes Mourinhos dhe Pogbas, shikojeni reagimin e çuditshëm të francezit

Jose Mourinho dhe Paul Pogba kanë pasur një përshëndetje tejet të ftohtë mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit.

Lojtarët e udhëhequr nga Jose Mourinho u rikthyen sot në mëngjes në stërvitje, një natë pas eliminimit turpërues nga kupa e ligës ndaj Derby County.

Para këtij takimi, u raportua se Mourinho kishte vendosur që Pogba të mos jetë më zëvendës-kapiten i ekipit, pasi s’i kishin pëlqyer komentet e francezit rreth taktikave të portugezit.

E kjo gjë u konfirmua mbrëmë pas ndeshjes, kur Mourinho theksoi se Pogba nuk do të jetë kurrë më kapiten i Unitedit, duke mos shpjeguar arsyet.

Po ashtu, Mourinho e mohoi se kishte mosmarrëveshje mes tij dhe Pogbas, megjithatë ajo që ndodhi sot në mëngjes sugjeron ndryshe.

Shikojeni videon nga takimi i tyre përshëndetës.

 

 

(Kosova Sot)