Edhe një arritje tjetër e jashtëzakonshme për Lionel Messin

  • 26 September 2018 - 16:11
Edhe një arritje tjetër e jashtëzakonshme për Lionel Messin

Ekzistojnë rekorde që kalojnë pa u vërejtur, por përsëri ilustrojnë shumë më shumë se që kuptohet në shikim të parë.

Kjo ndodh shpesh me Lionel Messin, një lojtar i jashtëzakonshëm që as rekordet nuk mund t’ia matin verën më.

Të mërkurën, pra sot, Lionel Messi do të paraqitet për herë të parë për Barcelonën në një ndeshje ndaj Leganes, e vlefshme për La Liga, që prej debutimit të tij për ekipin e parë në një miqësore kundër Portos, kur Frank Rijkaard ishte trajner.

Është e pamundur të kuptosh historinë e Barçës pa Messin, figurën kryesore në suksesin e klubit në dekadën e fundit, si dhe lojtari me më së shumti trofe të fituar në histori të klubit, 33.

Në moshën 31-vjeçare, numri 10 i Barçës po kalon momente të ëmbla: jo vetëm që nuk e ka humbur aftësinë për të shënuar gola vazhdimisht (momentalisht golashënuesi më i mirë në La Liga, bashkë me Stuanin, si dhe në Ligën e Kampionëve), por ai ka shtuar elemente të reja në lojën e tij.

 

(Kosova Sot)