Derbi i Anamoravës, statistika dhe detaje të veçanta

  • 26 September 2018 - 16:37
Derbi i Anamoravës, statistika dhe detaje të veçanta

Presioni i madh i derbit të Anamoravës, Gjilani – Drita, në shumicën e rasteve ka rënë tek ekipi që është në cilësinë e organizatorit.

Besoni apo jo, që më tepër se 6 vjet nuk ka ndodhur që skuadra vendëse të fitojë derbin.

Në 10 ndeshjet e fundit, 6 fitore u takojnë mysafirëve dhe 4 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Hera e fundit kur ka fituar nikoqiri ka qenë në mars të vitit 2012, kur Drita triumfonte 2-0.

Si asnjëherë më parë, edicionin e kaluar tri ndeshjet përfunduan pa fitues.

Drita dhe Gjilani në Superligë janë takuar 26 herë, “Intelektualët” kanë 9 fitore, Gjilani 8, ndërsa 8 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Kjo është ndeshja që përveçse se mbledh gjithmonë rekord shikuesish në stadium, sjell edhe përfitimet financiare më shumë se çdo ndeshje tjetër në Superligë.

Është interesant fakti që në derbin e Anamoravës për herë të parë do të marrë pjesë një trajner nga Shqipëria.

Shpëtim Duro, që e nisi karrierën me Dritën, duke mposhtur Prishtinën, do të ketë një test tjetër të vështirë me Gjilanin.

Ndryshe nga Duro, homologu i tij, Sadat Pajaziti, e njeh mirë ambientin e derbit, pasi ka qenë trajner i dy skuadrave brenda viteve 2015/2016.

 

(Kosova Sot)