Zbulohet pse trajneri i Gjermanisë s’e takoi Ozilin, por vetëm Mustafin dhe Lenon

  • 26 September 2018 - 16:52
Zbulohet pse trajneri i Gjermanisë s’e takoi Ozilin, por vetëm Mustafin dhe Lenon

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, kishte kërkuar që të bisedojë me Mesut Ozilin gjatë vizitës së tij në Londër, megjithatë kjo iu pamundësua nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, raportojnë mediat gjermane.

Ozili, i cili këtë verë u pensionua nga Kombëtarja e Gjermanisë, nuk ishte në kampin e stërvitjeve dhe Lowi ishte takuar vetëm me Shkodran Mustafin dhe Bernd Lenon.

Megjithatë, ndihmësi i Low, Olivier Bierhoff, ka bërë të ditur se ata kishin tentuar të bisedojnë edhe me Ozilin, por një gjë e tillë kishte qenë e pamunudur pasi që mesfushori me origjinë turke nuk kishte dashur t’i takojë.

“Do të na pëlqente të kishin biseduar me Mesutin, por ne duhet ta pranojmë se, në këtë moment, ai nuk dëshiron të mbajë biseda të tilla me në”, ka thënë Bierhoff.

Sky Sporti ka mësuar se disa nga mediat gjermane nuk kanë raportuar saktësisht dhe se Lowi kishte shkuar në Hertfordshire për të biseduar me Per Mertesackerin, i cili u emërua shef i akademisë së klubit në fund të sezonit të kaluar.

Pas dështimit të Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës, Ozili kishte publikuar një letër trefaqëshe në rrjetet e tij sociale, ku kishte bërë të ditur se po largohej nga Kombëtarja. Largimin e tij ai e kishte arsyetuar duke thënë se gjatë kësaj kohe ishte përballur me racizëm.

Akuzat e Ozilit i ishin drejtuar Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe mediave gjermane, të cilat, sipas tij, e kishin kritikuar padrejtësisht pas fotos së tij me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin.

 

(Kosova Sot)