Ish-futbollisti i Anglisë: “Hazardi është në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon”

  • 26 September 2018 - 16:53
Ish-futbollisti i Anglisë: “Hazardi është në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon”

Ish-kapiteni i Chelseat, John Terry, beson se ylli belg i të kaltërve, Eden Hazard, ka ende hapësirë për t’u përmirësuar, por e meriton të vlerësohen njëjtë si Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Lionel Messi i Barcelonës.

27-vjeçari e ka filluar sezonin e ri të Premierligës në mënyrë të jashtëzakonshme, duke i shënuar pesë gola në vetëm gjashtë paraqitje për skuadrën e Maurizio Sarri.

Kjo formë e Hazardit vjen pas performancave të mrekullueshme që i pati edhe për Kombëtaren e Belgjikës gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi. Në këtë turne, Hazardi e fitoi medaljen e bronztë.

Për më tepër, ylli i Chelseat u emërua edhe në skuadrën e vitit të FIFA-s, FIFPro World XI, ku u rendit para rivalit të tij në Liverpool, Mohamed Salah. Për këto arsye, Terry mendon se Hazardi e meriton të vlerësohet më shumë.

“Disa njerëz kanë thënë kohëve të fundit se Hazardi ende nuk ka përfunduar zhvillimin e tij. Por, më besoni, ai me të vërtetë është zhvilluar plotësisht dhe është në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon pa asnjë pikë dyshimi”, ka thënë Terry, i cili ka luajtur përkrah Hazardit në Stamford Bridge për pesë vite.

“E kam parë atë çdo ditë për pesë apo gjashtë vitet e fundit dhe ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe ai vetëm do të përmirësohet”.


(Kosova Sot)