“Newcastle e refuzoi Karim Benzeman”

  • 26 September 2018 - 17:17
“Newcastle e refuzoi Karim Benzeman”

Ish-trajneri i Newcastleit, Kevin Keegan, e ka publikuar një libër ku e ka akuzuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Tony Jimenez, i cili kishte kenë shefi i rekrutimeve gjatë kohës së tij në klubin anglez, se nuk e kishte lejuar ta transferonte Luka Modricin dhe disa lojtarë të tjerë.

Megjithatë, këtyre akuzave i është përgjigjur menjëherë Jimenez, i cili ia ka përmendur Keeganit listën e lojtarëve që kishte kërkuar dhe shumën që do t’i kushtonin ata një klubi të vogël si Newcastle.

“Në momentin kur i vëmë në dyshim kërkesat e tij, ai e humbi kontrollin. Gjatë asaj kohe, ne i ofruam atij transferimin e disa lojtarëve të mundshëm, si Jermain Defoe, Peter Crouch dhe Lassana Diarra, dhe ai kishte thënë se asnjëri prej tyre nuk ishte mjaftueshëm i mirë”, ka thënë Jimenez.

“Lojtari tjetër për të cilin ne ishin shumë të interesuar ishte Daniel Sturridge. Ai na tha e kishte pasur si fëmijë në Manchester City dhe se nuk ishte mjaftueshëm i mirë për League One”.

“Ai nuk donte as Hatem Ben Arfan ose Karim Benzeman. Ne i kërkuan atij një listë të lojtarëve që dëshironte për secilën pozitë, duke ia theksuar se mund t’i shpenzonim vetëm 30 milionë euro. Në listën tonë përfshiheshin Bencema, Ben Arfa dhe Samir Nasri”.

“Kevin i shikoi këta emra dhe i refuzoi të gjithë. Në listën e tij ishin David Beckham, Frank Lampard, Ronaldinho, Kaka e disa të tjerë. Ne e llogaritëm se sa do të na kushtonin dhe e kuptuam se duhet t’i shpenzonim 450 milionë euro, si dhe 130 milionë të tjera për pagat”.

 

(Kosova Sot)