Kapiteni i Sevillas: Ramosi është tifoz i yni

  • 26 September 2018 - 17:18
Kapiteni i Sevillas: Ramosi është tifoz i yni

Kapiteni i Sevillas, Jesus Navas, ka bërë të ditur se ai bisedon mjaft shpesh me kapiten e Real Madridit, Sergio Ramos, dhe ai gjithmonë interesohet për klubin pasi që ende është tifoz.

Sonte në orën 22:00, Sevilla do të ndeshet me Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të La Ligës. Deri më tani, “Los Blancos” i kanë fituar të gjitha ndeshjet përveç një barazimi.

Para se të transferohej në Real Madrid në vitin 2005, Ramosi kishte qenë lojtar i Sevillës. Fillimisht, vitin e parë e kishte kaluar në ekipin B, ndërsa vitin e dytë, njëkohësisht të fundit, kishte luajtur për ekipin e parë.

“Më pëlqen shumë ai sepse gjithmonë kam përjetuar momente të mrekullueshme me të, edhe kur ishte këtu si fëmijë, por edhe Kombëtaren e Spanjës. Ne vazhdimisht bisedojmë sepse ai është një shok i cili është gjithmonë me mua, ai më telefonon dhe flasim shpesh”, ka thënë Navas.

“E vërteta është se po, ai është tifoz që kur ka qenë i vogël. Ai u rrit këtu dhe gjithmonë është në dijeni për gjërat që ndodhin”.

“Këto janë situata delikate. Shpresoj se një ditë gjithçka do të zgjidhet”, u shpreh Navasi kur u pyet për pritjen që do t’i bëhet Ramosit në stadiumin Sanchez Pizjuan.


 

(Kosova Sot)