Strootman i nënshtrohet ndëryrjes së tretë në gju

  • 01 September 2015 - 17:38
Strootman i nënshtrohet ndëryrjes së tretë në gju

Operacioni i tretë brenda disa muajsh. Kevin Strootman po kalon një moment vërtet të vështirë në aspektin profesional pasi nuk po arrin të gjejë paqe nga dëmimi në gju. Mesfushori holandez i Romës i është nënshtruar ndërhyrjes në një klinikë italiane dhe sipas informacioneve, korrigjimi i operacionit të fundit në ligamentet e gjurit të majtë zgjati rreth dy orë. Sipas mjekëve, tani mesfushori do të ndjekë fazën e rikuperimit dhe pas disa muajsh do të nisë punën në qëndrën stërvitore të Trigorias.  Nuk ka ende një afat zyrtar për rikthimin e Strootman në fushën e lojës, por një përgjigje të saktë trajneri Garcia do ta marrë pas rreth dy muajsh.

25-vjeçari nuk luan që prej një viti e gjysmë dhe ky fakt e ndërlikon edhe më shumë rikuperimin e tij në kohë rekord, por bluzat e bardha theksojnë se karriera e lojtarit nuk është në rrezik. Kevin Strootman iu nënshtrua ndërhyrjes së dytë gjatë këtij viti, por kur mendohej se ai do të rikthehej në fushë gjatë fillimit të këtij sezoni, mjekët dhe lojtari ranë dakort për një tjetër operacion që mendohet t’i japë fund problemit të mesfushorit që humbi edhe Botërorin 2014 pikërisht për shkak të këtij dëmtimi.