United-Reus, çdo gjë u prish “vetëm” për 10 milionë funte

  • 01 September 2015 - 23:25
United-Reus, çdo gjë u prish “vetëm” për 10 milionë funte

Manchester Unitedi edhe në ditën e fundit të transferimeve u përpoq të nënshkruajë me yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, por në fund palët nuk arritën marrëveshje.

Çdo gjë filloi të bëhet konkrete kur Adnan Janzuaj lëvizi në Signal Iduna Park si huazim një vjeçar, pasi ky transferim hapi rrugën edhe për mesfushorin gjerman që të shkonte në drejtim të kundërt.

Sipas ESPN, Unitedi edhe sot (e martë) ka shfaqur interesim për të nënshkruar me Reus, por Dortmundi kërkoi 60 milionë funte, shifër që Djajtë e Kuq nuk e pranuan në asnjë moment.

Anglezët kërkuan ulje të çmimit deri në 50 milionë funte, shifër që për gjermanët ishte mjaft e ultë dhe kështu çdo gjë u prish.