Galatasaray transferon Grosskreutz
Klubi turk, Galatasaray, e ka konfirmuar transferimin e lojtarit të Borussia Dortmund-it, Kevin Grosskreutz.
Edhe pse FIFA akoma nuk e ka konfirmuar këtë transfer, skuadra e Galatas e ka zyrtarizuar reprezentuesin gjerman.
Shuma e këtij kalimi është 1.5 milion euro ndërsa Grosskreutz ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin turk.