“Çmendet” Superliga

  • 02 September 2015 - 09:13
“Çmendet” Superliga

Afati kalimtar këtë vit solli shumë befasi në Kosovë

Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet shumë futbollistë të huaj e kanë vërshuar Superligën, çka me të drejtë besohet se do ta bëjnë kampionatin shumë më interesant

Superliga si kurrë më parë numëron futbollistë të ardhur nga jashtë

Orët e fundit të afatit kalimtar në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll kanë sjellë ndryshime tejet interesante edhe të papritura. Edhe pse disa futbollistë e kishin nisur kampionatin me ish-skuadrat e tyre, ata në çastet e fundit kanë ndryshuar mjedis për të shkaktuar befasi. Erdin Hashani e Fillim Guraziu ishin cilësuar si dy futbollistë kyç në radhët e Hajvalisë, por befasisht ata pak orë para se të mbyllët afati kalimtar vendosën t’i bashkohen Dritës së Gjilanit. Hajvalia ka befasuar edhe me ndërrimin e shtabit teknik, ku në vend të Mentor Miftarit e ka angazhuar Ismet Munishin, derisa ky me vete ka marrë edhe sulmuesin Berat Hysenin, i cili në edicionin e kaluar ishte pjesë e Trepçës’89... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)