Besa për rezultat pozitiv

  • 02 September 2015 - 09:30
Besa për rezultat pozitiv

Takimi ndaj skuadrës bullgare Fregata-Burgas

Besa Famiglia shpreson në rezultat pozitiv ndaj Fregata-Burgas në kuadër të rrethit të parë të EHF Cup. Trajneri Arben Muqolli shprehet se janë përgatitur maksimalisht, derisa kanë bërë disa ndryshime nga edicioni i kaluar

Shpresojnë të përsërisin suksesin e edicionit të kaluar

Besa Famiglia është e para nga skuadrat kosovare të hendbollit që fillon aventurën evropiane për këtë edicion. Besa që edicionin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën, në kuadër të Kupës Evropiane (EHF Cup), do të ndeshet me skuadrën bullgare Fregata-Burgas. Takimi i parë do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Bullgari, kurse ndeshja e kthimit një javë më pas në Pejë. Për pejanët përballja në Bullgari është shumë e rëndësishme dhe të arrijnë rezultat pozitiv në mënyrë që kualifikimi në xhiron tjetër të jetë më i lehtë. Pas Besës do të luajnë edhe skuadrat tjera kosovare... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)