Ramos: De Gea? Jeta vazhdon

  • 02 September 2015 - 11:22
Ramos: De Gea? Jeta vazhdon

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka komentuar dështimin e transferimit të portierit të Manchester Unitedit, David de Gea në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka ngushëlluar bashkëkombësin e tij David de Gea për dështimin e transferimit të tij në Santiago Bernabeu.

Portieri i Manchester Unitedit nuk erdhi tek “Los Blancos” në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për shkak të vonesës në dorëzimin e dokumentacionit në Ligën Spanjolle.

Por, Ramos kërkon që De Gea të qëndrojë i qetë.

“Nuk kam biseduar me të dhe nuk e di se çfarë mendon, por jeta vazhdon. Askush nuk ka vdekur. Duhet të vazhdoj ta ruaj nivelin e tij”, tha Ramos.