Chevanton pensionohet nga futbolli

  • 02 September 2015 - 13:18
Chevanton pensionohet nga futbolli

Sulmuesi uruguaian, Javier Chevanton ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Javier Chevanton i ka dhënë lamtumirën futbollit.

Sulmuesi uruguaian, 35 vjeç, i cili luajti për skuadra të ndryshme përfshirë Lecce, Monaco, Sevilla, Queens Park Rangers e së fundmi Liverpool Montevideo, është pensionuar nga futbolli profesionist.

“Pas 19 vjetësh në futbollin profesionist ka ardhur koha të them mjaft me sportin që më ka dhënë shumë lumturi”, shkroi ai në profilin e tij në rrjetin social Twitter.