Rosberg: Dua podin më të lartë në Monza

  • 02 September 2015 - 15:36
Rosberg: Dua podin më të lartë në Monza

Nico Rosberg mendon se duhet të bëjë më mirë në garat kualifikuese dhe në startin e garës që të mund të përfundojë i pari në cmimin e madh të Italisë. Piloti gjerman i Mercedes e pranon se makina e tij është ajo e durura për të fituar cdo garë në botërorin e Formula 1.

“Cmimi i madh i i Belgjikës, ishte zhgënjyes për mua. Nuk bëra një nisje të mirë, ndaj kam nevojë që të punoj më shumë në këtë aspekt. Me duhet të rikuperoj dhe ato të dhjetat e sekondës në garat kualifikuese që të kthehem në majë. E di që kam makinën e duhur për të fituar “pole position” dhe garat në cdo cmim”

Më pistën mitike të Monzas, tifozët e shumtë italianë shpresojnë të fitojë Ferrari, por Rosberg i paralajmëron se do të jetë ai triumfuesi në këtë cmim të madh.

“Në cmimin e madh të Italisë tifozët ëndërrojnë që te paktën një makine Ferrari të ngjitet në pod. Cilido qoftë rezultati, atmosfera që do të krijohet do të jetë e pabesueshme. Vitin e kaluar u ngjita në pod në Monza, por këtë radhë dëshiroj të jem një shkallë më lart. Pista e Monzas më pëlqen shumë, janë të gjitha kushtet për të kaluar një fundjave të këndshme.”

Ndërkohë nga Force India ka njoftuar zgjatjen e kontratës me Hulkenberg deri në vitin 2017. Piloti gjerman, ka debutuar në Formula 1 në vitin 2010 dhe ka garuar në 86 cmime të mëdha, por pa mundur asnjëherë të ngjitët në pod.