Telles: Interi mund të bëhet kampion

  • 02 September 2015 - 18:37
Telles: Interi mund të bëhet kampion

Alex Telles ka mbërritur në Milano, ku është pritur nga tifozë dhe gazetarë të shumtë.

Mbrojtësi brazilian u transferua të Nerazzurrët nga Fenerbahce në formë huazimi, por me të drejtë blerje dhe për këtë lojtari u shpreh shumë i lumtur.

"Unë jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Interit dhe që këtu kam gjetur edhe Felipe Melon”.

“Derbi? Unë nuk jam i gatshëm, jam më shumë se i gatshëm. Interi mund të fitojë kampionatin këtë vit", ka thënë Telles për gazetarët në aeroport.

Braziliani ishte një ndër lojtarët me të mirë të klubit turk në sezonin e kaluar dhe për atë besohet se ka shprehur interesim edhe Chelsea.