Martial: Të qenit i panjohur është normale

  • 02 September 2015 - 19:10
Martial: Të qenit i panjohur është normale

Transferi i ri i Manchester United, Anthony Martial ka insistuar se është normale që Wayne Rooney nuk e ka njohur atë.

Wayne Rooney e kishte pyetur bashkëlojtarin e tij te United, Morgan Schneiderlin se kush ishte Martial, pas transferimit të francezit te “djajtë e kuq”, ndërsa francezi nuk e ka cilësuar këtë gjest të Rooneyt si diçka të jashtëzakonshme.

“Është normale që ai (Rooney) nuk më njeh mua”, tha Martial për reporterët.

“Nuk kam luajtur aq shumë në Ligue 1 aq shumë dhe është hera e parë që jam ftuar në ekipin kombëtar francez. Por, unë jam i lumtur që do të shkojë atje. Ai është një lojtar i madh dhe do të përmirësohem shumë afër tij”.

Martial u bë temë diskutimi për shumën e transferimit të tij që kap shifrën e 80 milionë eurove, mirëpo ai deklaroi se nuk ndjen presion për sa i përket kësaj shifre.

“Nuk e di nëse vlej 80 milion. Nuk mendoj për shumat. Shuma është e vendosur mes dy klubeve. Unë nuk e vë veten nën ndonjë formë presioni”, theksoi ish-sulmuesi i Monacos.