Lavezzi-Interi, gjithçka e planifikuar për në janar

  • 02 September 2015 - 19:29
Lavezzi-Interi, gjithçka e planifikuar për në janar

Edhe këtë afat kalimtar, Ezequiel Lavezzi ishte objektit i Interit, por edhe këtë herë klubi italian nuk arriti të sigurojë shërbimet e tij.

Sulmuesi argjentinas nuk u transferua te Nerazzurrët këtë verë, por sipas L’Equipe e gjitha kjo ishte e menduar mirë nga të dy palët.

Sipas gazetës franceze, Lavezzi nuk nënshkroi me Interin, pasi lojtari preferoi të qëndrojë në Paris dhe të marrë pagën prej gjashtë milionë eurosh deri në përfundim të kontratës, e cila i skadon në vitin 2016 dhe kështu ai do të jetë lojtar i lirë.

Mendohet se të dy palët që tani kanë rënë dakord që ky transferim të ndodhë në janar, pasi deri atëherë lojtari do të fitojë më shumë, kurse Interi do të shpenzojë më pak për ta transferuar atë në Giuseppe Meazza.

30-vjeçari edhe me herët ka thënë se dëshiron rikthimin në Itali dhe pastaj në Argjentinë.