Martial dhe De Gea në skuadrën e Unitedit për Ligën e Kampionëve

  • 02 September 2015 - 21:02
Martial dhe De Gea në skuadrën e Unitedit për Ligën e Kampionëve

Manchester Unitedi e ka përfshirë David de Gean në listën e lojtarëve për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Portieri spanjoll ishte temë e ditës së fundit të afatit kalimtar për shkak të dështimit të transferimit të tij te Real Madridi, për shkak të vonesave në kompletimin e marrëveshjes.

Përfshirja e tij në listën e lojtarëve, sipas medieve angleze, nënkupton që Louis van Gaal llogarit në shërbimet e tij, transmeton koha.net. Jashtë listës ka mbetur portieri Victor Valdes, ndërsa në listë është përfshirë edhe transferimi i ri, Anthony Martial.

Skuadra e plotë e Unitedit:

Portierë: De Gea, Romero, Johnstone.

Mbrojtës: Jones, Rojo, Smalling, Shaw, Varela, McNair, Darmian.

Mesfushorë: Carrick, Blind, Young, Herrera, Poëell, Valencia, Fellaini, Schneiderlin, Schweinsteiger, Lingard, Pereira, Mata.

Sulmues: Depay, Martial, Rooney, Wilson.