'S’do të doja të isha Messi'

  • 02 September 2015 - 23:38
'S’do të doja të isha Messi'

Javier Mascherano ka thënë se nuk do të mund ta përballonte të qenit Lionel Messi, për shkak të kritikave dhe presionit të jashtëzakonshëm me të cilin përballet sulmuesi.

Mesfushori ka deklaruar se nuk ndjen zili për bashkëlojtarin e tij te Barcelona dhe Argjentina kryesisht për shkak të kritikave që Messi i merr në Argjentinë.

“Nuk do të mund të qëndroja në vend të Messit”,  u tha reporterëve argjentinasi.

“Duhet të jeni special për të qenë në vendin e tij”.

“Është gjithmonë e lehtë të flasësh për të tjerët para se të flasësh për veten tënde. Çfarë duhet të keni parasysh është që Leo vazhdon të vijë në ekipin argjentinas, ai nuk fshihet”, theksoi ish mesfushori i Liverpoolit.