Berbatov firmos me PAOK-un

  • 03 September 2015 - 10:33
Berbatov firmos me PAOK-un

Dimitar Berbatov nis një aventurë të re ne kampionatin grek. Duke qenë i lirë nga çdo kontratë sulmuesi bullgar që luajti me Monacon vitin e kaluar studioi të gjitha ofertat dhe mes Aston Villas e PAOK-ut, 34-vjeçari zgjodhi ekipin grek ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Ergys Kaçe. Kontrata e Berbatov do të jetë 12-muaj dhe një rol të rëndësishëm në vendimarrje kishte trajneri Igor Tudor, i cili kërkonte me insistim një bomber për ekipin.