Balotelli, rezultat befasues

  • 03 September 2015 - 10:59
Balotelli, rezultat befasues

Sulmuesi i rikthyer në Milan, Mario Balotelli ka shfaqur rezultate të njëjta në teste, sikurse një vit më parë para largimit nga klubi.

Mario Balotelli është në gjendje të njëjtë fizike, sikurse kur u largua nga Milan, kanë bërë të ditur rezultatet nga Milan Lab.

Rikthimi i sulmuesit në San Siro ishte një prej transferimeve më të përfolura në Serie A, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Balotelli iu nënshtrua testeve fizike në Milan Lab për të vlerësuar formën e tij fizike.

Testet kanë bërë të ditur se sulmuesi italian është në nivelin e njëjtë të formës, sikurse kur u largua nga klubi në verën e vitit 2014.