130 milionë euro për Ronaldon

  • 03 September 2015 - 11:28
130 milionë euro për Ronaldon

Paris Saint-Germain planifikon paraqitjen e një oferte me vlerë prej 130 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Afati kalimtar i verës është mbyllur, por spekulimet rreth transferimeve të mëdha vazhdojnë.

Paris Saint-Germain planifikon paraqitjen e një oferte me vlerë prej 130 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, kampioni i Ligue 1 do të bëjë përpjekje për blerjen e reprezentuesit portugez në verën e vitit të ardhshëm.

Ronaldo ishte lidhur me klubin nga Parc des Princes edhe në muajt e shkuar.