Kanë frikë mos tradhtohen nga burrat, gratë e futbollistëve të Interit habisin me “gjetjen” e tyre

  • 15 October 2018 - 09:30
Kanë frikë mos tradhtohen nga burrat, gratë e futbollistëve të Interit habisin me “gjetjen” e tyre

Nuk janë vetëm futbollistët e Inter që kanë një grup të përbashkët në Whats Up, por edhe gratë e tyre.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, bashkëshortet e lojtarëve kanë një grup të përbashkët me emrin “Inter Wags", ku diskutojnë për tema nga më të ndryshmet.

Tematikat mund të fillojnë nga fëmijët, pasi shumica prej tyre shkojnë në të njëjtën shkollë, punët e shtëpisë, apo edhe oraret për darkat e shumta që organizojnë bashkë.

Por nuk mund të lënë pa folur edhe për bashkëshortët e tyre.

Kështu asnjë futbollist i Interit nuk mund të përdorë stërvitjen si pretekst për t’u larguar nga shtëpia, pasi mjafton një mesazh në grup dhe zbulohet e vërteta.

E kush tjetër përveç se Wanda Nara mund të ishte administratorja e këtij grupi.



(Kosova Sot)