Po luan shumë pak të Liverpooli, por ja çfarë thotë Shaqiri

  • 15 October 2018 - 09:50
Po luan shumë pak të Liverpooli, por ja çfarë thotë Shaqiri

Xherdan Shaqiri pranon se kalimi në ekipin startues të Liverpoolit është i vështirë.

Deri më tani këtë sezon Shaqiri ka bërë shtatë paraqitje për ‘Reds’ në të gjitha garat, por ende nuk ka shënuar gol.

Shaqiri ka folur për mediat zvicerane, ku thekson se e di mirë situatën e tij tek Liverpooli.

“Nuk duhet të më bëni të lumtur”, ka thënë Shaqiri.

“Procesi i adaptimit ka funksionuar mirë për mua deri më tani, sigurisht që çdo profesionist dëshiron të luajë, edhe unë, por ka ende shumë ndeshje deri në fund.”

“Mbi të gjitha, ju vetëm duhet të shikoni dhe të pranoni atë që ka bërë Liverpooli kohët e fundit. Shumë njerëz kanë bërë një punë të mirë.”

“Ajo që po ndodh është pikërisht ajo që prita. Vendosa të shkoj në Liverpool dhe isha plotësisht i vetëdijshëm se do të kisha një kohë më të vështirë në një klub të tillë, sesa, për shembull, klubet e tjera që u përpoqën të më ndihmonin”, përfundoi Shaqiri.

 

(Kosova Sot)