Hysaj dhe Basha do të mungojnë kundër Skocisë

  • 15 October 2018 - 11:06
Hysaj dhe Basha do të mungojnë kundër Skocisë

Kombëtarja e Shqipërisë humbi nga Izraeli me rezultat 2-0 në Ligën e Kombeve.

Pas kësaj humbje kalimi i grupit është shumë i vështirë, por matematikisht ende i mundur.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Skocisë, por me shumë mungesa.

Për shkak të kartonëve do të mungojnë Elseid Hysaj dhe Migjen Bashës, të cilët me Izraelin u ndëshkuan me karton të verdhë.

Me këto mungesa dhe duke ditur kualitetet e skocezëve, kuqezinjtë do ta kenë shumë vështirë rezultatin pozitiv, por shpresojmë fitorja të ndodhë.

Aktualisht Kombëtarja e shqiptarëve në Grupin 1, Liga C, renditet në vendin e tretë me tre pikë, aq se Skocia në pozitën e dytë.

Në vendin e parë është Izraeli me gjashtë pikë. 

(Kosova Sot)