Luke Shaw në bisedime për kontratë të re me Unitedin

  • 15 October 2018 - 11:16
Luke Shaw në bisedime për kontratë të re me Unitedin

Luke Shaw është në bisedime me Manchester Unitedin për kontratë të re, shkruan Daily Telegraph.

Kontrata e mbrojtësit të majtë skadon në fund të këtij stinori, mirëpo “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta mbajnë lojtarin më gjatë, dhe janë gati t’ia ofrojnë 100 mijë euro në javë për të arritur marrëveshje .

Anglezi këtë stinori e ka filluar mirë, pasi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, dhe është paraqitur nëntë herë në të gjitha garat me fanellën e Unitedit.

Luke Shaw erdhi në “Old Trafford” në vitin 2014 nga Southamptoni, dhe për shkak të lëndimeve të shumta, ai i ka vetëm 75 paraqitje me fanellën e Unitedit. 

(Kosova Sot)